02 Maj Zhvillimi i instrumenteve anti-korrupsion, vlerësimi i rrezikut dhe hetimi i avancuar i krimit financiar
Projektet
RfP për Zhvillimin e Instrumenteve Antikorrupsion, Vlerësimin e Rrezikut dhe Trajnimin e Avancuar për Hetimin e Krimit Financiar
Specifikat e Projektit
Data e Implementimit: 2019
Kompania Implementuese RoLAG
Donator: UNDP
UNDP
Objektivi primar dhe kryesor i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë është çrrënjosja e varfërisë në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë ndjekjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, si dhe promovimin e parimeve themelore të Kombeve të Bashkuara
Në vitin 2019 OJQ RoLAG ka përfituar projektin nga UNDP bazuar në KpP mbi Zhvillimin e Instrumenteve Kundër Korrupsionit, Vlerësimin e Rrezikut dhe Trajnimin e Avancuar për Hetimin e Krimit Financiar.
Gjatë Projektit, RoLAG ka bërë një rishikim analitik të çështjeve të përfunduara gjyqësore në lidhje me veprat e korrupsionit, ka propozuar udhëzime të reja të politikës ndëshkimore në veçanti për veprat penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave dhe ka kryer një Vlerësim të Rrezikut të Korrupsionit në sektorin e Përmbaruesve Privatë. Për më tepër, RoLAG ka organizuar programe të specializuara trajnimi për konfiskimin dhe kthimin e pasurive të vjedhura në Kosovë dhe program të avancuar të trajnimit për ekspertët e certifikuar të mashtrimit në kontabilitetin forenzik në Kosovë.
Projektet e fundit
Shihni projektet tjera te implementuar nga ekipi jone
Konsultimi i mekanizmit të koordinimit pas liberalizimit të vizave
Në vitin 2016, ROLAG mori një donacion nga Ministria e Integrimit Evropian për implementimin ...
02 Maj, 2021 No commentZhvillimi i instrumenteve anti-korrupsion, vlerësimi i rrezikut dhe hetimi i avancuar i krimit financiar
Në vitin 2019 OJQ RoLAG ka fituar projektin nga UNDP bazuar në RFP për Zhvillimin e Instrumenteve Kundër Korrupsionit, Vlerësimin e Riskut dhe ...
02 Maj, 2021 No commentRritja e bashkëpunimit rajonal në parandalimin dhe luftimin e THB
Rritja e bashkëpunimit rajonal në parandalimin dhe luftimin e THB: Zbatimi i Protokolleve ndërmjet ...
02 Maj, 2021 No comment