02 Maj Forcimi i Shoqërisë Civile dhe Roli i Qytetarëve në Luftën Kundër Korrupsionit
Projektet
Forcimi i Shoqërisë Civile dhe Roli i Qytetarëve në Luftën Kundër Korrupsionit
Specifikat e Projektit
Data e Implementimit: 2020
Kompania Implementuese RoLAG
Donator: UNDP
UNDP
Objektivi primar dhe kryesor i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë është çrrënjosja e varfërisë në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke përfshirë ndjekjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, si dhe promovimin e parimeve themelore të Kombeve të Bashkuara
Në gusht 2020, Zyra e UNDP në Kosovë, me qëllim të forcimit të shoqërisë civile dhe rolit të qytetarëve në luftën kundër korrupsionit, ka parashikuar në projektin e tij Mbështetje për Përpjekjet Kundër Korrupsionit (SAEK III) një bashkëpunim të ngushtë me Grupin Këshillëdhënës për Sundimin e Ligjit (RoLAG), si palë përgjegjëse, në mënyrë që të rrisë më tej rolin e qytetarëve në transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike.
Me pak fjalë, roli i ROLAG do të jetë të punojë me projektin SAEK për të krijuar një Shërbim Mbështetës të Politikave Kundër Korrupsionit dhe Kthimit te pasurisë dhe të mbështesë krijimin e Njësisë për Kthim te pasurise në Prokurori dhe të mbështesë Institutin e Baselit për Qeverisjen në përpjekjet e tij për të krijuar dhe rritur kapacitetet e specializuara për kthimin e pasurisë. Për më tepër, roli i ROLAG-ut do të jetë monitorimi i rasteve të korrupsionit në gjykatat e Kosovës në zbatimin e udhëzuesit për politikën ndëshkimore specifike për korrupsionin. Periudha e zbatimit të këtij projekti është 19 gusht 2020 deri më 30 qershor 2024.
Projektet e fundit
Shihni projektet tjera te implementuar nga ekipi jone
Konsultimi i mekanizmit të koordinimit pas liberalizimit të vizave
Në vitin 2016, ROLAG mori një donacion nga Ministria e Integrimit Evropian për implementimin ...
02 Maj, 2021 No commentZhvillimi i instrumenteve anti-korrupsion, vlerësimi i rrezikut dhe hetimi i avancuar i krimit financiar
Në vitin 2019 OJQ RoLAG ka fituar projektin nga UNDP bazuar në RFP për Zhvillimin e Instrumenteve Kundër Korrupsionit, Vlerësimin e Riskut dhe ...
02 Maj, 2021 No commentRritja e bashkëpunimit rajonal në parandalimin dhe luftimin e THB
Rritja e bashkëpunimit rajonal në parandalimin dhe luftimin e THB: Zbatimi i Protokolleve ndërmjet ...
02 Maj, 2021 No comment